Mjeku Tritan Kalo

Kolegu i tij i kap me 250 mijë Euro dhe 16 mln lekë cash në zyrë e në shtëpi, Kalo: Korrupsioni i ngjyrosur blu, rozë e mavi, por çuditërisht nuk zbulohet

12 Shkurt 2021, 10:07| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 14:54

  • Share

TIRANË- Ironik ka qenë në reagimin e tij mjeku Tirtan Kalo, sa i përket arrestimi të kolegut të tij Edvin Priftit dhe shumave të mëdha të parave që iu gjet në shtëpi dhe zyrë. Ai thotë se ky korrupsion është produkt i këtij sistemi të ngritur në Shqipëri, për vite e vite me radhe. Kalo nuk ka nguruar që të thumbojë edhe politikanët.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat luksoze, por çuditërisht nuk zbulohet”, shkruan Kalo.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua sot me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej sot nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?