Koleksioni misterioz i Jan Dibbets në Shqipëri

29 Mars 2019, 15:10| Përditesimi: 30 Mars 2019, 08:04

  • Share

Ekspozita “Urimet më të mira për 1999" është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve. Nën titullin, që  artisti Robert Berry shkroi në një kartolinë përshëndetëse, ekspozohet koleksioni që i është dhuruar Galerisë Kombëtare të Arteve nga artisti konceptual Jan Dibbets. Para 20 vitesh këto vepra arti “udhëtuan” brenda në kamionë humanitar për në Tiranë, ku do të gjenin edhe një situatë specifike psiko-gjeografike dhe akustike në qytet. Drejtori i Galerisë Kombëtare, Erzen Shkololli, rrëfen arsyet, se përse këto vepra ekspozohen sërisht.

 “Sot prezantojmë para jush ekspozitën e radhës, si pjesë të koleksionit të GKA-së, që u dhurua nga Jan Dibbets në vitin 1999. Koleksioni ka udhëtuar bashkë me koleksionin kanë ardhur edhe në Shqipëri 500 000 shqiptarë të Kosovës nga Lufta. Një pjesë e koleksionit janë të njohur për ju. Besoj që koleksione të tilla, që u dhurohen galerive në botë, është e rëndësishme, që GKA t’u kushtojë hapësira”, shprehet drejtori i Galërisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkollolli.

Kuratorja e ekspozitës Anisa Zeqo, e cila ka takuar nga afër edhe vet koleksionistin Jan Dibbets, tregon se si u krijua ky koleksion “misterioz”.

 “Koleksioni Jan Dibbets është pak misterioz, sepse është një moment politik edhe gjeopolitik, që shumë gjëra po ndodhin. Arkivat janë jo gjithmonë të qarta. 20 vite më parë veprat janë ekspozuar këtu, kanë lënë bazamentin e një Muzeu në Amsterdam dhe studion personale të Jan Dibbets në Amsterdam dhe erdhën në Shqipëri, nëpërmjet kampioneve, që sillnin ndihma humanitare. Jan Dibbets erdhi në Tiranë në vitin 1998 dhe u shkroi një letër miqve. Disa ishin shumë entuziastë, disa i thanë: Përse në Tiranë?”, thotë kuratorja e artit Anisa Zeqo.

Urimet më të mira për 1999-ën gjen ritmin e saj përmes kohës. Ekspozita do të shpaloset në vijim përmes një numri të ngjarjeve, përfshirë takime publike, rituale, performanca, diskutime dhe një programi edukativ. Ekspozita “Urimet më të mira për 1999”, në të cilën gjenden veprat e 50 artistëve të njohur ndërkombëtar, si Marina Abramović / Pierre Alechinsky / Giovanni Anselmo / Karel Appel / Eduardo Arroyo / Frank Auerbach / John Baldessari / Robert Barry / Georg Baselitz / Ross Bleckner / etj., do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 22 shtator 2019.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?