Sociale
Drejt Punës

Koleksionisti 71-vjeçar ruan ‘thesare’, dyqani i vogël plot histori i Vasillaq Priftit në Fier

15 Qershor, 13:50| Përditesimi: 15 Qershor, 13:56

  • Share

Koleksionisti Vasillaq Prifti ka hapur një dyqan me sende të vjetra në qytetin e Fierit. 71- vjeçari tregon për Report TV se prej 17 vitesh vijon të mbajë gjallë traditën e ruajtjes së sendeve të vjetra edhe pse interesi për to nuk është shumë i madh. Tregon me emocion se i ka grumbulluar ndër vite nga Shqipëria e Mesme, Korça, Devolli dhe shumë pak nga zona e Myzeqesë.

Një gramafon anglez 110- vjeçar në gjendje pune, bluzë 110- vjeçare e fisit të Vrionasve , themelues të qytetit të Fierit jane nder sendet me te vjetra. Po kështu gjyma bakri 80-90 vjeçarë që përdoreshin kryesisht në Fier e Mallakastër, një radio austro- hungareze, tre bluza me pupulinë té trevës së Myzeqesë e deri te kartëmonedhat e vitit 1939.

71- vjeçari rrëfen se kur hapi dyqanin para dy dekadash, pati interes té lartë nga qytetarët të shtyrë edhe nga kurioziteti  por u zbeh dalëngadalë me kalimin e viteve. Se fundmi jane turistet edhe pse te pakte ne numer qe kanë bleré bluza të krahinave të ndryshme.

Larmishmëria e sendeve me vlerë né dyqanin e koleksionistit Prifti është kaq e madhe sa aty nuk mungojnë as xhubletat e Tropojës e çitjanet e Çamërisë. Një televisor i vjeter “Lura” gjendet këtu për të gjithë nostalgjikët.

71- vjeçari tregon se nuk është e lehtë ti përkushtohesh një pasioni të tillë por thekson se objektet e vjetra nuk duhet të dalin kurrë jashté vémëndjes pasi në këtë mënyrë brezat e rinj kanë mundësi të njohin historine e traditat.

“Çdo objekt ka historinë e vet dhe kjo është ajo që i jep vlerën e vërtetë,” përfundon koleksionisti, i cili edhe pse në moshë të thyer eshte ‘rojtari’ me i mire i pasurisë shpirtërore të vendit.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?