Kollarja që ‘shëtiti’ të gjitha festivalet e këngës para ‘90, ja kujt këngëtari i përket dhe historia gazmore që fshihet pas saj

28 Janar 2022, 12:08| Përditesimi: 28 Janar 2022, 12:22

  • Share

Gjatë një bisedë mjaft të sinqertë e plot nota nostalgjie për festivalet e këngës para ’90 dhe miqësinë e veçantë, Kozma Dushi dhe Pëllumb Elmazi kanë treguar prapaskenat e festivaleve, nga vështirësia për të gjetur veshje dhe deri tek kollarja ‘legjendë’ e Kozmait që përfundonte në veshjet e shumë artistëve.

“Kisha dëshirë të vishesha bukur por duhej edhe pak guxim. Kjo është histori e bukur sepse në atë kohë nuk i kishim të gjitha gjërat në veshjen tonë, jo vetëm ne meshkujt por edhe vajzat vishnin fustanin e njëra-tjetrës. Nuk ishte aq e lehtë që të kishe kostum çdo vit, pra kishte raste që t’i vishje kostumin në dy vite rrjesht. Në përgjithësi unë kam patur fat i kam ndërruar kostumet dhe s’kam përdorur garderobë asnjëherë, kostumet ishin të mijat . Kisha një problem me kollaren e Kozmait, kollaren e kishte më të bukur se timen. Po ta shikosh në të shumtën e festivaleve unë kam veshur të njëjtën kollare, sepse ja merrja Kozmait’ tha Pëllumb Elmazi.

Gjithmonë ia kërkonit kollaren apo vetëm për këtë rast?

Në disa raste, madje para se të vija këtu i thash Kozmait e ke apo nuk e ke atë kollare sepse duhet ta fusim në muzeumin e artit’ tha më tej ai.

Këto copëza kujtimesh i komentoi edhe vet Kozma Dushi, edhe pse kohë të vështira, ata tashmë i kujtojnë me nostalgji:

“Pëllumbi vinte shumë bukur i veshur kishe lezet ta shikoje në skenë. Ka qenë në shumë festivale ajo kravat, mua dhe Pëllumbin na shoqëroi në rrugën e këngës. Pëllumbi në 18-të festivale, kravatën time mund ta ketë veshur 7-8 herë sepse edhe te vetat i kishte shumë të bukura” u shpreh Kozma Dushi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?