Sociale

Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Është virozë, mos merrni ilaçe pa recetë

3 Janar, 14:40| Përditesimi: 3 Janar, 17:03

  • Share

Pediatria e Lezhës po përballet me fluks fëmijësh gjatë kësaj periudhe.Që prej fillimit të muajit dhjetor të vitit që lam pas, numri i pacienteve që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencës përgjatë 24 oreve është nga 30 deri në 40 fëmije, ndërsa dhe shtrimet në spital janë të konsiderueshme. Mjeku pediatër, Mark Marku tha se pjesa më e madhe e femijeve janë të prekur nga virozat, por janë shfaqur dhe alergjitë.

 

“Simptomat janë kryesisht kollë dhe temperaturë, bark dhe të vjella por janë shfaqur dhe fenomene alergjike tek fëmijët e vegjël. Nuk ka raste të rënda, kryesisht ata që paraqiten për vizitë marrin mjekim në shtëpi, por ka dhe disa të shtruar në spital që po marrin mjekim të specializuar”, u shpreh pediatri Mark Marku.

 

Bluzat e bardha keshillojnë prindërit të tregojne kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe, që infeksioni të mos përhapet si dhe të mos përdorin antibiotike pa receten e mjekut.

 

“Prindërit duhet të shtojnë kujdesit ndaj fëmijëve kur të nisë kopshti e shkolla fëmijët e sëmurë nuk duhet të shkojnë në institucione sepse përhapin virozat. Po kështu asnjë antibiotik nuk duhet të merret pa recetën e mjekut pediatër sepse kanë efekte anësore”, tha mjeku.  

 

Fluksi i pacienteve të vegjel që kërkojnë ndihmë mjekësore pritet të jetë i lartë deri në fund të muajit janar, ndërsa problem mbeten ambjentet e kufizuara të urgjences pediatrike, pasi prej 1 viti Spitali Rajonal i Lezhës është në rikonstruksion dhe punimet nuk kanë përfunduar ende.

R.D/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?