Në numrin e të përditshmes “Tuttosport” janë publikuar deklaratat e sulmuesit të Juventusit, Randal Kolo Muani pas fitores bindëse 4-1 të bardhezinjve ndaj Wydad Casablanca në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s. Francezi dha një asist për talentin Kenan Yildiz në këtë sfidë dhe u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.
“Një ndeshje fantastike, e nisëm menjëherë shumë mirë. Edhe pse në autogolin e tyre, Kenan në fakt donte të ma pasonte topin mua… Pastaj ishim të zotët ta përballonim presionin dhe ta mbyllnim ndeshjen. Tani na pret Manchester City, do të jetë një sfidë e bukur”, u shpreh Kolo Muani.
Francezi ndaloi edhe te bashkëpunimi me Yildiz, një nga talentet më premtues të Juventusit.
“O Zot, është shumë i fortë. Të luash me të është magji e pastër. E kupton më shumë gjatë stërvitjeve. Kenan është vërtet në një tjetër nivel, djalë i jashtëzakonshëm. Ka cilësitë për të luajtur në klubet më të mëdha të botës. Shpresoj të fitojë trofe këtu, edhe individualisht”, vijoi sulmuesi.
Në fund, Kolo Muani komentoi edhe zërat që e lidhin me një kalim të mundshëm te Chelsea.
“Për Chelsea nuk di asgjë, po përpiqem të fokusohem vetëm te Kupa e Botës për Klube. Pas turneut do të shohim, por po të varej nga unë, do të qëndroja këtu. Te Juventusi jam shumë i lumtur, ndihem vërtet mirë”, tha ai.
Komente
