Kultura

“Kolonja e piktorëve të vegjël” zbret në Korçë! 30 artistë 'hedhin' atraksionet turistike në telajo

22 Nëntor 2021, 19:07| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 19:11

  • Share

Natyra e bukur e Kolonjës është kthyer këtë herë në atraksionin e piktorëve të vegjël, ku mbi 30 fëmijë nga qarku i Korçës u bënë pjesë e ekspozitës “Kolonia e piktorëve të vegjël”. Artistët e vegjël kanë hedhur në telajo vlerat natyrore të Rehovës, Borovës, Vodicës, Sotirës dhe vendeve të tjera që spikatin në zonën e Kolonjës.

'Jam 16 vjeç, vij nga Pogradeci dhe kam pikturuar Kishën e Rehovës. Ishte një vend shumë i bukur dhe piktura mori ngjyra shumë të bukur dhe mua më pëlqeu shumë', shprehet një piktore.

'Quhem Flavoi dhe jam 12 vjet. Vij nga fshati Sheqeras i Maliqit. Këto janë pikturat e mia. Kjo është një enë nga muzeu dhe ky është një qilim artizanal.'- tha një piktor.

'Unë jam 18 vjeç dhe kam pikturuar Kolonjën e bukur. Është një qytet mjaft piktoresk ndaj më pëlqen ta pikturoj', thotë një adoleshent tjetër.

Për kryetaren e qarkut, Ana Verushi dhe Kreun e Bashkisë Kolonjë Erion Isai aktivitete të tilla duhet të kthehen në traditë të çdo viti pasi jo vetëm shpalosin bukuritë e vendit por edhe tërheqin të rinjtë nga montonia duke zhvilluar kreativitetin e tyre.

'Këshilli i Qarkut mendoi që ta financoj këtë projekt, i cili vënë në jo vetëm aftësitë krijuese të talentëve të reja, por është një burim që shpalos bukuritë natyrore që ka Kolonja në veçanti'- tha Ana Verushi.

'Gjithë qarku është një vlerë e madhe dhe endrra ime e madhe është që i gjithë qarku të jemi një dhe viti tjetër do të jetë akoma më surprizues'- u shpreh kryetari i bashkisë Erion Isai.

Ky është viti i 3 i organizimit të “Kolonisë se piktorëve të vegjël” ndërsa ekspozita  do të qëndrojë e hapur në ambientet e pallatit të kulturës për disa ditë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?