Aksidenti në Urën e Selenicës

Kronikë

Kolonjë/ Aksident në dalje të urës së Selenicës, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat anësore! Lëndohet çifti i bashkëshortëve, drejtuesi i mjetit transportohet me helikopter te Trauma

21 Shkurt, 07:35| Përditesimi: 21 Shkurt, 09:43

  • Share

Kolonjë - Aksident në dalje të urës së Selenicës në rruga e re, një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me betonet anësore, raporton gazetari Armand Braho.

Mësohet se të dëmtuar kanë mbetur një çift bashkëshortësh, (drejtues dhe pasagjere). Ka qenë ambulanca që ka bërë nxjerrjen e tyre nga makina dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës. 

Drejtuesi i mjetit që doli nga rruga do të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter për mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra në gjymtyrë.

'Në aksin rrugor "Ersekë-Korçë",  shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.', njofton policia     

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?