Albert Gajo, ish zv ministër i Integrimit

Kronikë

Kolonjë, arrestohet për zjarrvënie ish- zv. ministri i Integrimit në kohën e PD-së pasi ndezi zjarr për të trembur zogjtë! Dy javë më parë u dhuroi forcave zjarrfikëse dy makina

18 Gusht 2021, 11:36| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 12:52

  • Share

KORÇË- Ish-zv. ministri i Integrimit, Albert Gajo, në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, gjatë viteve 2011-2013 është arrestuar nga policia e Kolonjës për zjarrvënie.

59-vjeçari, banues në Tiranë, dyshohet se në vendin e quajtur "Sarandapor", në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

Sipas burimeve, Gajo e ka ndezur zjarrin për të trembur zogjtë, që mos të afrohen pranë vreshtave. Aktualisht Gajo, merret me vreshtari në Leskovik dhe prodhon verë dhe raki. Sakaq vetëm dy javë më parë Gajo i kishte dhuruar bashkisë Kolonjë dy mjete zjarrfikësve për të shuar zjarret.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Ndërkohë në Elbasan janë proceduar penalisht dy persona të cilët akuzohen për zjarrvënie, ku për pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha me ullinj.

Ora 12:38
Ish-zv.ministri që u arrestua për sot zjarrvënie në Leskovik, pak ditë më parë u dhuroi forcave zjarrfikëse dy makina

Albert Gajo ish.zv ministër i Integrimit në kohën e PD-së, është arrestuar sot nga policia për zjarrvënie të qëllimshme në Leskovik. Por ironia e fatit me Gajon është fakti se vetë 59-vjeçari vetëm dy javë më parë i ka dhuruar bashkisë Kolonjë dy mjete zjarrfikësve për të shuar zjarret.

“Ndjehem shume mire kur degjoj qe fale dy mjeteve zjarfikse qe mundësova para disa kohesh ti dërgoj falas ne Bashkine Kolonje, situata me zjaret eshte ne kontroll te plote ne te gjithe kete rajon, ku pyjet dhe kullotat perbejne nje nga pasurite me te medha te kesaj Bashkie”.- shkruante Gajo.

Makinat e dhuruara
Ora 11:17
Krime mjedisore/ Zjarre dhe prerje e paligjshme e pyjeve, arrestohet 1 person 5 të tjerë procedohen penalisht në Elbasan

Teksa vendi po përballet me flakët dhe ende ka vatra zjarri aktive, puna për parandalimin, evidentimin dhe “goditjen” e rasteve të zjarrvënës dhe prerjes së paligjshme të pyjeve vazhdon.

Procedohet penalisht 35-vjeçari Jonian Tafani pasi në fshatin Marinës, në Belsh ka djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj për pasojë janë djegur ullinj në pronësi të shtetasit B.T.

Një tjetër person, Izet Hoxha 60 vjeç po proceduan penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies në vendin e quajtur "Gryka e Asllanit", ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, policia e Elbasanit ka arrestuar 55-vjeçarin Pëllumb Kopaçi, banues në fshatin Qukës Skënderbe, Prrenjas pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40m³ dru  pa leje përkatëse si dhe dy mjete  që dyshohet se përdoreshin për transportimin e druve.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Shpërdorimi i detyrë" , Oltion Leka, inspektori i pyjores.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit  në Stacionin e Policisë Prrenjas,  u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", shtetasit V.K., 36 vjeç, banues në fshatin Qukës Skënderbe,  Prrenjas,  pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 50 m³ pa leje përkatëse.

Valmir Kopaçi dhe Avni Nezha  janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/08/2021 23:48

    Keshtu per te shpetuar 5-10 kokerra rrush qe mund t'ia hanin zogjte ,vuri zjarr e dogji vreshtin !!!

    Përgjigju
  • Taso: 18/08/2021 11:59

    Kesaj i thone te ta fusin sa krahu.

    Përgjigju
    • gimi: 18/08/2021 15:56

      Arrestim idiot Atij ju dogj vreshti i tij tani edhe burgu i duhet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?