Foto ilustruese

Kronikë

Kolonjë/ Gjendet kufoma e një burri pranë stacionit elektrik! Trupi i dekompozuar, të paktën 6 muaj i vdekur! Do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë

7 Korrik, 16:06| Përditesimi: 7 Korrik, 22:19

  • Share

Ersekë- Trupi i një personi është gjetur pasditen e sotme (7 korrik) në Kolonjë, teksa Policia e Korçës ka nisur hetimet për identifikimin, rrethanat dhe shkaqet.

Kufoma i përket një mashkulli dhe ka qenë e dekompozuar, teksa dyshohet se vdekja ka ndodhur të paktën 6 muaj para. Trupi i gjet rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi policia vendore.

Gazetari i Report Tv, Armand Braho, kufoma nuk ka dëmtime të jashtme, çka bën që të hidhet poshtë pista e ndonjë krimi. Trupi i viktimës do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë. Kjo për shkak se duhet të merren mostra për ADN, në mënyrë që të zbulohet identiteti i viktimës, ndërsa do të bëhet edhe ekspertiza antropologjike për të përcaktuar kohën e vdekjes, pasi për shkak të temperaturave të larta mund të ketë ndodhur një dekompozim më i shpejtë sesa 6 muajt që dyshohej fillimisht.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë vdekje natyrale. Një tjetër fakt që vlen të përmendet, është ai se deri më tani nuk është interesuar askush për ndonjë të afërm apo familjar të humbur.

Lidhur me konstatimin e kufomës, bëhet me dije se ka qenë një banor i zonës, i cili korrte grurin me autokombanjë dhe ka parë kufomën, duke njoftuar menjëherë policinë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë do të zbardhen më tepër detaje lidhur me identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes. 

A.Q/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/07/2025 02:47

    Gjykuar qe Kolonja eshte zone kufitare,mund te jete dhe ndonje emigrant i huaj,nga ata qe kalojne kufirin e gjelber,por mund te jete dhe ndonje bari.ADN,veshjet,e ndonje dokument,a send ne se ka me vete, mund te ndihmojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?