Foto ilustruese

Kronikë

Kolonjë/ Gjendet kufoma e një burri pranë stacionit elektrik! Trupi i dekompozuar, të paktën 6 muaj i vdekur! Hetime për identifikimin dhe shkaqet

7 Korrik, 16:06| Përditesimi: 7 Korrik, 16:08

  • Share

Ersekë- Trupi i një personi është gjetur pasditen e sotme (7 korrik) në Kolonjë, teksa Policia e Korçës ka nisur hetimet për identifikimin, rrethanat dhe shkaqet.

Kufoma i përket një mashkulli dhe ka qenë e dekompozuar, teksa dyshohet se vdekja ka ndodhur të paktën 6 muaj para.

Trupi i gjet rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi policia vendore.

Gazetari i Report Tv, Armand Braho, informon se nga këqyrja paraprake dhe hetimet, në trupin e viktimës nuk konstatohen dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm.

Mendohet se trupi ka rreth 6 muaj në zonë, teksa ka nisur edhe hetimi për të bërë fillimisht identifikimin e kufomës dhe më pas zbardhjen e shkaqeve, në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore në morg.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?