Kolonjë – Një punonjës 37-vjeçar dhe një 53-vjeçar me detyrë përgjegjës në një firme që operon pwr nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e qymyrit bituminoz janë vënë nën hetim, pasi në fshatin Qinam të Ersekës dyshohet se 37-vjeçari i identifikuar me inicialet L.Xhm, ka shpërdoruar tokën, duke gërmuar me një automjet fadromë, pa targa, për të nxjerrë inerte për llogari të firmës ku punonin,
Punonjësi 37-vjeçar dhe përgjegjësi 52-vjeçar i identifikuar me inicialet A.X., akuzohen se kanë nisur punimet pa autorizim përkatës nga organet kompetente.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Xh., 37 vjeç, banues në Maliq dhe A. X., 52 vjeç, banues në Tiranë (me detyra punonjës dhe përgjegjës të një firme për nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e qymyrit bituminoz), pasi në fshatin Qinam, Ersekë, shtetasi L. Xh., dyshohet se ka shpërdoruar tokën, duke gërmuar me një automjet fadromë, pa targa, për të nxjerrë inerte për llogari të firmës ku punonin, pa dokumentacionin përkatës",- njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti fadromë.