Foto nga zjarri në Korçë

Kronikë

Kolonjë / Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas, 80-vjeçari pëson djegie në trup

15 Prill, 20:26| Përditesimi: 15 Prill, 20:59

  • Share

Një zjarr ka rënë në Kolonjë mbrëmjen e sotme ku mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një

80-vjeçari, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup, ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.

Kolonjë/Informacion paraprak

Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe  shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të rënies së zjarrit.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?