Kronikë

Kolonjë/ Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Leskovik, dëmtohet 67-vjeçari

5 Gusht, 13:46| Përditesimi: 5 Gusht, 13:48

  • Share

KOLONJË – Një 67-vjeçar është plagosur në shtëpinë e tij në Leskovik pas shpërthimit të një bombole gazi, që përdorej për gatim.

“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim”,- njofton policia.

Si pasojë është dëmtuar  67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?