Kolonjë/ Vodhën para në 3 teqe, arrestohet 34-vjeçari dhe vihet në hetim në bashkëshortja e tij 22-vjeçare

27 Tetor 2023, 12:00| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 16:54

  • Share

Një 34-vjeçar është arrestuar si dhe është proceduar në gjendje të lirë bashkëshortja e tij 22-vjeçare, pasi akuzohen se kanë vjedhur para në 3 objekte kulti, konkretisht në teqe.

34-vjeçari i identifikuar me inicialet L.U. dhe bashkëshortja e tij  S.U., dyshohet se kanë vjedhur shumën prej 35 mijë lekësh në teqetë e fshatrave Starje, Kreshovë dhe Gjonç.

"Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në objektet e kultit (teqe), në fshatrat Starje, Kreshovë dhe Gjonç, 35 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet  tip “Volkswagen Passat”, të cilin dyshohet se e kanë përdorur për të kryer vjedhjet."-njofton policia.

 Ndër të tjera, bëhet me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive të paligjshme, në të cilat dyshohet se janë të implikuar këta dy persona.  

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?