“Stop shitjes së disa llojeve të municioneve të përdorura nga pushkët luftarake, protagoniste të shumë masakrave masive në Amerikë dhe ndalohen klientët të hyjnë të armatosur” në dyqanet e Walmart.
Ky është vendimi i gjigandit gjigantit amerikan të shitësve me pakicë, Walmart, pas masakrës së 3 gushtit të kaluar në El Paso të Teksasit, që shkaktoi vdekjen e 20 personave, përfshirë disa fëmijë.
Prodhuesi kryesor amerikan i armëve, kohët e fundit ka qënë nën një presion të madh për politikat e tij të tregtisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Walmart, Doug McMillon, së fundmi ka marrë një peticion me 130,000 nënshkrime ku kërkohet ndalimi i armëve, ndërkohë që ai ka firmosur një urdhër ndalimi për shitjen e armëve të kalibrit të vogël në Alaska.
Vendimi i Walmart, vjen pas firmës për ndalimin e promovimit të lojërave video që përmbajnë "çështje të dhunshme ose sjellje agresive".
Kroger, një tjetër zinxhir i popullarizuar i dyqaneve të SHBA-së, ‘bashkoi forcat’ me Walmart. Të dy kompanitë janë treguar të gatshme të bëhen pjesë e ndryshimit të ligjit për shitjen e armëve.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)