Bota

E rëndë në Kolumbi/ Kandidati presidencial qëllohet me dy plumba në kokë gjatë një tubimi (VIDEO)

8 Qershor, 08:51| Përditesimi: 8 Qershor, 17:09

  • Share

Kolumbi- Një kandidat presidencial kolumbian u qëllua tre herë herë me armë zjarri - dy plumba në kokë gjatë një tubimi në kryeqytetin Bogota.

Miguel Uribe Turbay, u sulmua ndërsa po i drejtohej një turme të vogël njerëzish në një park të shtunën. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, thonë mediat lokale.

Gruaja e tij, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e 39 vjeçarit, shkruan BBC.

"Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t'i lutemi Zotit të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë atë", tha ajo.

Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin, duke thënë se ai rrezikonte "demokracinë dhe lirinë në Kolumbi".

Pamjet e filmuara me telefon të shpërndara në internet duket se tregojnë momentin kur ai u qëllua në kokë ndërsa po fliste, duke bërë që ata të iknin në panik.

Paramedikët thanë se ai ishte qëlluar në gju dhe dy herë në kokë, raportoi agjencia e lajmeve AFP. Ai u transportua me helikopter në klinikën Sante Fe ku mbështetësit janë mbledhur jashtë për të mbajtur një roje.

Qeveria e Presidentit të krahut të majtë Gustavo Petro tha se e dënoi "kategorikisht dhe me forcë" sulmin si një "akt dhune jo vetëm kundër personit të tij, por edhe kundër demokracisë".

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e dënoi gjithashtu të shtënat si një "kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë".

Uribe njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në tetor.

Ai vjen nga një familje e shquar politike në Kolumbi, me lidhje me Partinë Liberale të vendit. Babai i tij ishte udhëheqës sindikate dhe biznesmen.

Nëna e tij ishte Diana Turbay, një gazetare e cila u vra në vitin 1991 në një përpjekje për ta shpëtuar, pasi ishte rrëmbyer nga karteli i drogës Medellin, i drejtuar në atë kohë nga Pablo Escobar.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?