Kolumbi, kokainë e fshehur mes trëndafilave të Shën Valentinit

14 Shkurt 2020, 10:57| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 10:59

  • Share

Kolumbia është vendi i dytë në botë për eksportin e luleve, por edhe për sasitë redord të kokainës që dalin jashtë kufijve të saj, fshehur edhe në trëndafila.

Për këtë arsye, në ditën e Shën Valentinit nuk janë vetëm prodhuesit e drogës por dhe paketuesit e luleve që mbahen nën vëzhgim nga policia, të angazhuar veçanërisht në kontrollin e dërgesave.

Agjentët e antidrogës, përmes kamerave monitorojnë çdo hap të procesit të eksportit të luleve, për të parandaluar depërtimin e trafikantëve.

Sipas policisë, paketimet kanë barkode, të cilat tregojnë origjinën e luleve. Muajin e kaluar u skanuan afro 5000 mijë kuti.

Në vitin 2018, mes paketimeve u zbuluan më shumë se 400 kilogramë kokainë e fshehur.

Në Kolumbi llogaritet se plantacionet e kokainës janë diku te 160 mijë hektarë dhe trafikantët përdorin çdo mjet për ta çuar drogën në Europë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?