Presidentja Vjosa Osmani në Pallatin Presidencial në Kolumbi

Bota

Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro

27 Nëntor 2024, 10:07| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 10:10

  • Share

KOLUMBI - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Osmani tha se Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët kosovar gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet, që sipas saj është vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e  kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën”, shtoi Osmani./ Kosova Press

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?