Emigrantët presin të dëbohen, 26 janar 2025

Bota

Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve

27 Janar, 07:26| Përditesimi: 27 Janar, 08:27

  • Share

UASHINGTON-  SHBA-ja tërhoqi vendosjen e tarifave ndaj Kolumbisë, pasi Bogota ra dakord të pranojë 'pa kufizime'  migrantët e deportuar, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Donald Trump kishte urdhëruar tarifa prej 25% për të gjitha mallrat kolumbiane pasi presidenti i këtij vendi ndaloi dy fluturime deportimi ushtarak të SHBA-së të uleshin në vend të dielën, 26 janar 2025.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro fillimisht kishte deklaruar se vendi i tij do të pranonte qytetarët e riatdhesuar me "avionë civilë, pa i trajtuar si kriminelë".

Një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thotë se Kolumbia tani ka pranuar të pranojë migrantët që mbërrijnë me avionë ushtarakë të SHBA-së "pa kufizime ose vonesa", ndërsa do të vazhdojë dialogun për të "garantuar dinjitetin e qytetarëve tanë".

'Lufta tregtare' dhe zgjidhja brenda pak orësh

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar marrëveshjen me Kolumbinë si një fitore për qasjen e ashpër ndaj Trump-it, pasi dy liderët e vendeve shkëmbyen kërcënime në mediat sociale të dielën. 26 janar 2025.

Ministria e Jashtme e Kolumbisë tha se kishte "kapërcyer ngërçin" me SHBA-në vetëm disa orë pasi presidenti Petro publikoi një postim të gjatë në X duke dënuar atë që ai e quajti "bllokadë" nga Trump-i.

Në përgjigje, Trump njoftoi "masa urgjente dhe vendimtare ndëshkuese" në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, përfshirë tarifat dhe sanksionet për vizat.0

Sanksionet përfshinë vendosjen e tarifave urgjente prej 25 për qind për të gjitha mallrat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të shkojnë deri në 50 përqind brenda një jave; ndalim udhëtimi dhe heqje vizash për zyrtarët e qeverisë kolumbiane dhe aleatët e saj; sanksione emergjente bankare dhe financiare dhe kontroll të zgjeruar në kufi të shtetasve kolumbianë.

Petro reagoi në X me një postim ku shpalli tarifat e tij dhe festoi trashëgiminë kolumbiane.

"‘Bllokada juaj nuk më tremb, sepse Kolumbia, përveçse është vendi i bukurisë, është zemra e botës,’ tha ai.

Por brenda pak orësh, të dy palët duket se e zgjidhën konfliktin, dhe Shtëpia e Bardhë tha se Kolumbia kishte rënë dakord për "të gjitha kërkesat e presidentit Trump".

Por Shtëpia e Bardhë nënvizoi se tarifat e propozuara nga Trump ishin "plotësisht të përgatitura" dhe do të zbatoheshin nëse Kolumbia nuk e respektonte këtë marrëveshje.Trump gjithashtu njoftoi sanksione për vizat dhe inspektime të shtuara për kolumbianët në kufi. Këto masa do të mbeten në fuqi "derisa avioni i parë me deportuar kolumbianë të kthehet me sukses", tha Shtëpia e Bardhë.

Hakmarrja e SHBA-së vijon

Ndërkohë Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio urdhëroi menjëherë pezullimin e lëshimit të vizave në seksionin konsullor të Ambasadës së SHBA-së në Bogota, ndërsa janë autorizuar sanksione udhëtimi për individët dhe familjet e tyre, të cilët ishin përgjegjës për refuzimin e uljes së 2 avionëve me emigrantë në Kolumbianë.

"Amerika nuk do të tërhiqet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të saj të sigurisë kombëtare. Nën autoritetin e INA 212 (a) (3) (C), Sekretari Rubio mund ta bëjë të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara çdo të huaj, hyrja e të cilit "do të kishte pasoja potencialisht të rënda negative të politikës së jashtme për Shtetet e Bashkuara"  thuhet në njoftimin e DASH

Avioni Presidencial i Pedros do marrë emigrantët
Ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo, tha se vendi do të "vazhdojë të pranojë kolumbianët që kthehen si të deportuar, duke u garantuar atyre kushte dinjitoze, si qytetarë me të drejta". 

Avioni presidencial i Petros është përgatitur për të lehtësuar kthimin e kolumbianëve që do të kishin mbërritur më herët me fluturimet ushtarake të bllokuara, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Kolumbisë në Uashington

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Murillo do të udhëtojë në Uashington për takime në nivel të lartë në orët e ardhshme, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme.

Konflikti mes dy vendeve erdhi pasi administrata e Trump-it premtoi të kryente "deportime masive". Presidenti nënshkroi disa urdhra ekzekutivë të lidhur me imigracionin që në ditën e tij të parë në detyrë. Agjentët federalë kryen arrestime "të synuara" të migrantëve të paligjshëm në Çikago të dielën, tha një zëdhënës i ICE në një deklaratë.

Ndërkohë Kongresi duhet të rrisë financimin përfshirë nevojën për 100,000 shtretër në qendrat e ndalimit të migrantëve. 

Të enjten, Kongresi amerikan miratoi Aktin Laken Riley, i cili do të zgjerojë ndjeshëm fuqinë e autoriteteve të imigracionit për të ndaluar migrantët. Kongresistja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez tha se projektligji përfaqëson një "erozion themelor të të drejtave civile"

Xh.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?