Bota

Kolumbia sterilizon hipopotamët e ish-bosit të drogës Pablo Eskobar

16 Tetor 2021, 13:26| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 13:42

  • Share

Të quajtur “Hipopotamët e kokainës”, 24 nga më shumë se 80 hipopotamë të tufës së trashëgimisë së ish bosit më të madh të drogës kolumbiane Pablo Escobar,  janë sterilizuar nga qeveria vendase pasi në vlerësimin e ambientalistëve po rrezikojnë faunën në ekosistemin e mjedisit.

Shkencëtarët që studiojnë ndikimin mjedisor të hipopotamëve thonë se këto kafshë të egra mund të përbëjnë kërcënim në ekosistemin e biodiversitetit vendas pasi  në disa lloj mënyrash : nga zhvendosja e specieve vendase tashmë nën kërcënimin e zhdukjes, në ndryshimin e përbërjeve kimike ujore, të cilat mund të rrezikojnë peshkimin, edhe pse të tjera studime të tjera sugjerojnë se ato mund të ndihmojnë edhe mjedisin.

Që pas vdekjes së tij, 1993 këto lloj kafshësh agresive besohet të jenë tufa më e madhe jashtë Afrikës duke përfshirë një hipopotam mashkull dhe një femër - të quajtur "hipopotamët e kokainës" ndërsa specia e tyre agresive ka filluar të shumohet lirshëm në fshatrat e Kolumbisë tropikale

Mësohet se himpopotamët pranë fermës së tij të mëparshme, “Hacienda Nápoles” po trajtohen me një kimikat që do t'i bëjë ata jopjellorë ndërsa nuk kanë munguar dhe fushatat që bëjnë thirrje për vrasje të tyre kafshëve

I menduar si një nga njerëzit më të pasur në botë sa kohë jetoi Pablo Escobar, ishte një nga kriminelët më famëkeq të Amerikës së Jugut në të gjithë kohërat i cili themeloi kartelin famëkeq të drogës Medellín në vitet 1980, ndërsa është përgjegjës për shumë krime njerëzore  rrëmbime, bombardime dhe vrasje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?