Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka ndarë disa foto nga vizita e Komandës Mbështetëse të FA në njësitë homologe në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ministri Vengu shkruan se objektivi i kësaj vizite është rritja e ndërveprimit dhe reagimit efektiv në terren.
Ndërsa po ashtu Vengu thekson se rritja e kapaciteteve njerëzore dhe operacionale, mbetet prioritet për Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Postimi i Vengut:
Bashkëpunim shumëdimensional në fushën e mbrojtjes
Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe operacionale mbetet prioritet për Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Ekipi i Komandës Mbështetëse të FA zhvilloi një vizitë në disa njësi homologe në Kosovë, me objektiv rritjen e ndërveprimit dhe forcimin e reagimit profesional e efektiv në terren.
Komente
