Ai nuk pati kohë as të kishte një profil të dedikuar në Wikipedia. Emri i tij shfaqet në një listë gjeneralësh të vrarë në një faqe të enciklopedisë online të titulluar "Lufta Izrael-Iran". "Fama e tij botërore", zgjati vetëm katër ditë. Të premten, më 13 qershor, Ali Shadmani u emërua nga Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei si shef i shtabit të kohës së luftës dhe komandant i selisë qendrore Khatam al-Anbiya, e cila koordinon si Korpusin e Gardës Revolucionare ashtu edhe ushtrinë e rregullt iraniane. Në një bastisje të përshkruar si "e papritur dhe e synuar" në zemër të Teheranit, ai u vra së bashku me gruan e tij nga ushtarët izraelitë.
Vetëm për katër ditë, ai mbajti pozicionin e paraardhësit të tij Gholam Ali Rashid, i vrarë gjithashtu në sulmet e para nga Tsahal që eliminuan udhëheqësit e strukturave komanduese të Republikës Islamike.
Shadmani, i lindur në Hamadan, një qytet në perëndim të Iranit, ishte figura operative me gradën më të lartë në aparatin ushtarak të ajatollahëve dhe konsiderohej një nga këshilltarët më të ngushtë të Khameneit.
Shadmani kishte një përvojë të gjatë në Gardën Revolucionare. Ai ishte bashkuar me ta në vitin 1979, gjatë Revolucionit Islamik të Ruhollah Khomeinit, dhe luftoi me ta në luftën tetëvjeçare kundër Irakut, nga viti 1980 deri në vitin 1988. Midis viteve 2013 dhe 2023, ai ishte zyrtari kryesor i sigurisë kombëtare të Iranit.
Ai konsiderohej gjithashtu një figurë kyçe në negociata. Ai mori pjesë në bisedimet e afrimit Iran-Saudit dhe në bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Ai ishte gjithashtu i njohur në qarqet diplomatike evropiane dhe amerikane. Eliminimi i tij përfaqëson një tjetër goditje ndaj zinxhirit komandues ushtarak iranian.
//Corriere Della Sera
Komente
