Luigi Soreca

Politikë
Top 24

Komandimi i Lleshit pas refuzimit të Metës, Soreca: Ministria e Brendshme duhet plotësisht funksionale

7 Nëntor 2018, 09:11| Përditesimi: 7 Nëntor 2018, 09:23

  • Share

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në mënyrë indirekte ka shprehur opinionin e tij në lidhje me lëvizjet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Ai vlerëson punën e policisë së shtetit në muajt e fundit, ndërsa shton se ‘një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit’. 

Me këtë fjali diplomati i BE-së nënkupton se ministri i ri duhet të jetë me kompetenca të plota për një ministri të Brendshme plotësisht funksionale.

Muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Luigi Soreca

Prej ditës së djeshme ministria e Brendshme drejtohet nga Sandër Lleshi, por si i komanduar nga kryeministri Rama. Lëvizja e Ramës për ta emëruar zv/ ministër dhe më pas për ta komanduar erdhi si pasojë e refuzimit të Presidentit Meta për ta dekretuar pa asnjë arsye.

Komento

Komente

  • Kafsha: 07/11/2018 17:28

    Deri tani po “haen” peshq të vegjël!

    Përgjigju
  • Shqiptar: 07/11/2018 12:25

    Pikerisht kjo nuk i intereson Presidentit tone hajdut. Nje Ministri e brendeshme plotesisht funksionale qe lufton krimin, sepse kjo do prekte banden e tij ne terren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?