Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Komandohet shefi i ri i Policisë në Burgun e Drenovës (Emri)

6 Nëntor 2018, 11:20| Përditesimi: 6 Nëntor 2018, 11:39

  • Share

Kamber Hoxha është komanduar Shefi i ri i Policisë së burgjeve në Burgun e Drenovës. Ai është komanduar në krye të Burgut të Drenovës nga Drejtoria e përgjithshme e burgjeve në vend të Adriatik Parisit, i cili u pezullua më herët nga detyra si Shef i Policisë së Burgjeve në Korçë.

Parisi u pezullua nga detyra në shtator të këtij viti pas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila urdhëroi largimin nga detyra të tij për shkelje të kompetencave në punë. Ndaj Parisit ishte marrë një masë disiplinore dhe nga hetimet e kryera u dha urdhri i largimit të tij nga detyra e shefit të policisë .

Ndërkohë, komandimi i Kamber Hoxhës erdhi pas largimit të Adriatik Parisit i cili u largua nga ky dikaster në kuadër të luftës kundër korrupsionit, pasi u akuzua vënë në rrezik sigurinë e këtij institucioni, duke futur drogë në ambientet e burgut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?