Kombëtares i bashkohen Broja dhe Uzuni, sulmuesi: Jap më shumë kur luaj titullar, kundër Izrealit marrim fitore

8 Qershor 2022, 14:35| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 21:05

  • Share

Me kthimin në tokën mëmë pas barazimit me Islandën kombëtares i janë bashkuar dy futbollistët të cilët munguan për shkaqe të ndryshme si Myrto Uzuni dhe Armando Broja.

“Fizikisht jam mirë. Kam patur COVID më para kur mbaroj sezoni me Southampton. Tani jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje personale në Angli për disa ditë. Fizikisht jam mirë,”-u shpreh Armando Broja, futbollist i kombëtares.

Sulmuesi 20-vjeçar ka besim se në sfidën e rradhës, kundër Izrealit më 10 qershor në ‘Air Albania’, kombëtarja do marrë 3 pikët, ndërsa mohon përceptimin e krijuar se kur futet si zëvendësues është më produktiv.

“Kundër Izrealit ka me qenë më e vështirë por do bëjmë maksimumin dhe ishalla me 3 pikë. Për mua luaj më mirë kur jam titullarë sepse kam më shumë minuta në fushë për të bërë gjëra, por gjithsesi është një vendim që i takon trajnerit,”-deklaroi Armando Broja, futbollist i kombëtares.

Besimplotë se kundër Izrealit do jetë një tjetër ndeshje nga ajo e Islandës është edhe Myrto Uzuni, i cili mungoi për shkak dëmtimi në kavilje.

“Kemi një ekip me lojtarë me shumë kualitet, pasi futbollistët luajnë në ekipe shumë të mira. Për ne e rëndësishme është fitorja. Është objektivi jonë kryesorë dhe grupi tani është plotësuar i gjithi përveç Odise Roshit e cila ndihet pasi dihet kontributi i tij,”-tha Myrto Uzuni, futbollist i kombëtares.

Si barazimi 1-1 me Islandën ashtu edhe ndeshja e radhës me Izrealin janë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?