'Kombëtares iu kthye motivimi', Demollari: Goli im me Anglinë apo i Kazakistanit? Të dy kanë teknikë shumë të lartë (VIDEO)

16 Nëntor 2020, 13:05| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 14:54

  • Share

Pas tre ndeshjesh pa shënuar gol në sfidat zyrtare Kombëtarja realizoi tre në fitoren kundër Kazakistanit, që e mban në garë për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Për këtë fitore, ish-futbollisti i Kombëtares i cilësuar si ‘Maradona e Ballkanit, Sulejman Demollari, thotë se ndikoi motivimi që pati skuadra.

“U pa një grup që e kërkoi që në fillim rezultatin. Ishte një ekip i motivuar dhe nga ana tekniko taktike funksionoi. Ekipi shfaqi edhe dëshirën ku të gjithë futbollistët dhanë më të mirën e mundshme.”

Ne pësuam një gol nga mesi i fushës dhe dua të heq një paralelizëm me atë gol që ju keni shënuar kundër Anglisë, por që fatkeqësisht është anuluar. Kush nga këta dy gola ishte më i bukur?

“Të dy të bukur janë. Goli sido që të ekzekutohet I bukur është, por edhe ky që ne pësuam ishte një veprim teknik mjaft i lartë, i shkëlqyer, por siç e tha edhe Berisha hera e parë që pëson një gol të tillë dhe nga kjo do nxjerrë edhe mësime. Duhet të jenë më të përkushtuar, më të vëmendshëm në të tilla raste.”

Të mërkurën Shqipëria do të luajë ndeshjen e cilësuar si finale kundër Bjellorusisë në Ligën e Kombeve. Kjo pasi kuqezinjve iu duhen vetëm tre pikët për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve në ndeshjen e fundit. Pavarësisht vështirësive Demollari thotë se Kombëtarja i ka mundësitë për t’ia dalë.

“Unë them mundësia është, është edhe moment pavarësisht se ne kërkojmë vetem fitoren. Një mesazh i imi është që të gjithë lojtarët që do të aktivizohen, por edhe ata që do qëndrojnë në pankinë, të përkushtohen, të japin maksimumin dhe nëqoftëse është e mundur më shumë se kaq. Kam besim që kjo ndeshje do kalohet me sukses dhe do të arrihet fitorja.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?