Kombëtarja 8 ditë pa trajner, nuk dihet ende e ardhmja e Reja-s! Kambiaso favoriti për të marrë drejtimin e kuqezinjve

8 Dhjetor 2022, 11:13| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 14:29

  • Share

Që prej 1 dhjetor kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner. Edy Rejës i përfundoi kontrata me 30 nëntor dhe ende FSHF nuk ka dalë me një vendim nëse do ti rinovojë apo jo kontratën italianit 77-vjeçari, i cili drejton kuqezinjtë që prej 17 prillit 2019.

Në pritje të këtij vendimi, që sipas të gjitha gjasave do jetë për të ndarë rrugët, disa emra po qarkullojnë për pasuesin e Reja-s.

Emri që ka fituar më shumë pikë kohët e fundit është Estebian Kambiaso, ish-futbollisti i Interit dhe Argjentinës, që në 2014 mbylli karrierën si profesionist. Ai ka kryer kursin e trajnerit në Koverçano të Italisë, ndërsa në fillim të nëntori është parë në Tiranë. Fillimisht vizita e tij u duk surprizuese, por është mësuar se ka patur një takim me drejtuesit e FSHF-së.

Gjithsesi në Itali janë të sigurtë se Luiggi di Biagio do ulet në stolin e trajnerit të kombëtares shqiptare. Emri i tij është përfolur më herët edhe për një post tjetër në FSHF, por avantazhi që ai ka, trajner italian, pëlqehet shumë nga drejtuesit e federatës. Për më tepër ai është parë edhe në disa ndeshje të kombëtares.

Pas dy emrave të përmendura më lart vjen Ilir Daja, i cili aktualisht drejton Ballkanin në Kosovë dhe këtë sezon luajti në Kupat e Europës. Por për të parë Dajën në krye të kombëtares duhet që gjerat mos të shkojnë mirë me Kambiason dhe Luggi di Biagion.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?