Kombëtarja

Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola

21 Nëntor, 11:19| Përditesimi: 21 Nëntor, 11:33

  • Share

Disfata 1-2 kundër Ukrainës në "Air Albania" ishte dramatike për kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi kuqezinjtë e shohin veten të rrëzuar nga Liga B në atë C në Ligën e Kombeve.

Ky dështim duket se ka qenë i paralajmëruar, pasi nëse i hedhim një sy statistikave ato flasin qartë për një vit 2024 zhgënjyes për kuqezinjtë. Veç përvojës në finalet e Euro 2024, pjesa tjetër duket se duhet "fshirë" nga memoria e lojtarëve për një fillim të ri pasi presim kualifikueset e Botërorit 2026, me shortin që hidhet më 13 dhjetor në Zyrih.

Me 13 ndeshje të zhvilluara gjatë vitit 2024, tanët kanë siguruar katër fitore, dy barazime dhe shtatë humbje.

Barazimet kanë qenë kundër Çekisë dhe Kroacisë (në finalet e Euro 2024). Humbjet janë ato që shqetësojnë, teksa kanë qenë shtatë të tilla. Në 13 ndeshjet e këtij viti, kuqezinjtë kanë pësuar 15 gola dhe kanë shënuar 13-të, ose thënë nga një gola për ndeshje, me sulmin që është shqetësues.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?