Gareth Southgate e ka publikuar listën përfundimtare prej 23 lojtarëve të ftuar në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës, me mungesa të theksuara të profilit të lartë.
Southgate s’ka ftuar Jack Wilshere, Joe Hart dhe Ryan Bertrand. Ndërkohë, për herë të parë është ftuar talenti i ri i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
Shumë surpriza kanë ardhur nga ana e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, teksa kjo Kombëtare që do të paraqitet në Rusi është më e reja në moshë, që nga viti 1962.
Lista e plotë e Anglisë
Portierë: Jack Butland (Stoke City), Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Burnley)
Mbrojtës: Gary Cahill (Chelsea), Kyle Walker (Man City), Kieran Trippier (Tottenham), John Stones (Man City), Harry Maguire (Leicester), Phil Jones (Man United), Danny Rose (Tottenham), Ashley Young (Man United), Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Mesfushorë: Jordan Henderson (Liverpool), Eric Dier (Tottenham), Fabian Delph (Man City), Ruben Loftus-Cheek (Crystal Palace), Dele Alli (Tottenham), Jesse Lingard (Man United), Raheem Sterling (Man City)
Sulmues: Harry Kane (Tottenham), Jamie Vardy (Leicester), Danny Welbeck (Arsenal), Marcus Rashford (Man United)