Ekipi kombetar i Shqiperise

Sport

Kombëtarja e Bogdanit triumfon në miqësore, mund Islandën

8 Shtator 2018, 22:30| Përditesimi: 8 Shtator 2018, 22:46

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar me rezultatin 1-0 në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Islandës, zhvilluar sot në orën 16:00 në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjes.

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Alla, Isufi, Kalaj, Dragoshi, Pllumbi, Rama, Koci, Lico, Oshafi, Gavazaj, Halili.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kanë arritur fitoren falë golit të sulmuesit Ernest Muci, shënuar në fundin e pjesës së dytë në minutën e 45-të.

Shqipëria do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj kombëtares U-19 të Islandës në datën 10 shtator ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?