Louis Buffon ka marrë thirrjen e parë ndërkombëtare nga Çekia për të rinjtë U-18. Mesfushori 17-vjeçar i Pisas është djali i ish-portierit të Italisë, Gianluigi Buffon. Mund të duket i çuditshëm fakti sesi i biri i legjendës së Italisë luan për Çekinë, por kjo vjen nga origjina e së ëmës së Louis.
Pavarësisht se ka lindur në Torino, adoleshenti ka të drejtë për këtë zgjedhje përmes nënës së tij, Alena Seredova. Alena dhe Buffon u martuan midis viteve 2011 dhe 2014, pasi ishin në lidhje për gjashtë vjet përpara se të martoheshin.
Gjatë asaj kohe lindi Louis së bashku me vëllanë e tij më të vogël, David Lee. Louis do të bashkohet me skuadrën çeke U-18 në një kamp stërvitor në Pisek javën e ardhshme. Ai më pas mund të përfshihet në ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Anglisë dhe Francës muajin e ardhshëm.
Zgjedhja e Louis vjen pavarësisht se babai i tij ka zhvilluar 176 paraqitje për Italinë gjatë karrierës së tij të shkëlqyer. Buffon ishte gjithashtu pjesë e skuadrës fituese të Kupës së Botës 2006, së bashku me 657 paraqitje në Serie A për Juventusin dhe Parmën.
Komente
