Afrim Bilali

Kombëtarja e koshit mbetet pa trajner, dorëhiqet Afrim Bilali

4 Korrik 2023, 13:46
  • Share

Kombëtarja e Shqipërisë në basketbollin e meshkujve është pa trajner. Afrim Bilali ka dhënë dorëheqjen pas katër vitesh, duke shpjeguar se nuk u plotësuan kushtet e dakordësuara më parë.

Vetëm dy javë nga starti i kualifikueseve të paraeleminatoreve të Kampionatit Europian 2025, ndërsa Shqipëria ndodhet në grup me Rumaninë dhe Sllovakinë, Bilali ka vendosur të japë dorëheqjen.

“Miq, për arsye të mos plotësimit të kushteve të dakortësuara më parë, jam i detyruar të jap dorëheqjen nga ekipi kombëtar. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoj me çdo kënd prej jush që ka qenë pjesë i këtij rrugëtimi me mua”, shkruan Bilali në kanalet e komunikimit.

Do jetë vetë kreu i FSHB-së, Avni Ponari, që do emërojë trajnerin e ri duke bërë edhe një analizë të punës dhe objektivave të Kombëtares. Ndeshja e parë e Shqipërisë për eliminatoret e Evropianit është më 19 korrik ndaj Rumanisë, kurse e gjitha fushata kualifikuese e djemve mbyllet më 5 gusht me Sllovakinë në fushën tonë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?