Kombëtarja në stërvitje

Kombëtarja e pastër nga COVID! Dëmtohen 3 lojtarë, nuk udhëtojnë në Bjellorusi

2 Shtator 2020, 11:50| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 11:57

  • Share

TIRANË- Kombëtarja është e gjitha e pastër. Kuqezinjtë i janë nënshtruar dje testeve për COVID-19 në prag të ndeshjes me Bjellorusinë për Ligën e Kombeve dhe të gjithë futbollistët dhe stafi drejtues kanë rezultuar negativ për koronavirusin duke hequr një shqetësim të madh edhe të teknikut Edi Reja.

Por në kampin kuqezi ka edhe lajme negative. Për shkak të dëmtimeve tre futbollistë nuk do të udhëtojnë  sot pasdite në drejtim të Minskut duke bërë trajnerin me dhimbje koke.

Zyra e shtypit bën me dije se Hysen Memolla dhe Ardian Ismaili kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim ndërsa Ylber Ramadani është dëmtuar në stërvitje dhe do provojnë të rikuperojnë për Lituaninë. Shqipëria debuton në këtë edicion të Ligës së Kombeve të premten në transfertë ndaj Bjellorusisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?