Fillimi i ndeshjes

Kombëtarja e vajzave humbje 'të ëmbël', Norvegjia na shënon 9 gola dhe eliminon! Shqipëria ngjitet në Ligën B

30 Tetor, 11:01| Përditesimi: 30 Tetor, 11:05

  • Share

OSLO - Kombëtarja shqiptare e vajzave luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë në stadiumin “Ullevaal Stadion”. Takimi i vlefshëm për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian “Zvicër 2025” përfundoi me fitoren e Norvegjisë me rezultatin 9-0.

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Norvegjisë: Antigoni Hyska (GK), Alma Hilaj, Endrina Elezaj, Ezmiralda Franja, Arbenita Curraj, Gresa Berisha, Megi Doçi (c), Djellza Istrefaj, Fortesa Berisha, Florentina Kuqi.

Në sfidën e luajtur në Oslo, vajzat e Grimës e panë veten në disavantazh në minutën e 18-të, kur norvegjezet shënuan me Leonhardsen. Në minutën e 29-të vendaset çojnë shifrat në 2-0 me golin e realizuar nga Naalsund ndërsa në të 44-tën, Hegerberg trefishon rezultatin. Pësimi i tre golave në pjesën e parë duket se goditi psikologjikisht përfaqësuesen kuqezi të vajzave që e ka të vështirë të reagojë diç duhet. Në fundin e fraksionit të parë, Grima bën zëvendësimin e parë, duke hedhur në fushë Armera Tukajn në vend të Alma Hilajt.

Kuqezezat pësojnë edhe gjashtë gola të tjerë në fraksionin e dytë, teksa për norvegjezet shënojnë  Leonhardsen(x3), Gaupset, Reiten dhe Boe Risa.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 9-0 në favor të Norvegjisë. Rrugëtimi i Kombëtares së vajzave në playoff-in e Kampionatit Europian “Zvicër 2025” përfundon këtu. Pavarësisht eleminimit, vajzat kuqezi kanë bërë një rrugëtim pozitiv. Fillimisht dominuan grupin C5 duke siguruar vendin e parë falë tre fitoreve, ndaj Estonisë (x2) e Luksemburgut dhe më pas avancuan në raundin e parë të play-off-it.

Falë suksesit të arritur përfaqësuesja shqiptare e vajzave në edicionin e radhës të UEFA Nations League do të luajë në Ligën B.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?