Kombëtarja e meshkujve në volejboll gjatë takimit në Bjellorusi

Sport

Kombëtarja e volejbollit për meshkuj humb në Bjellorusi

20 Maj 2018, 19:25| Përditesimi: 20 Maj 2018, 19:29

  • Share

Ndryshe nga femrat, Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur sot pasdite 3-0 nga Bjellorusia në ndeshjen e parë të Grupit B e vlefshme për European League, takim që u luajt në Minsk. 

Edhe pse volejbollistët kuqezinj, të drejtuar nga trajneri Jani Melka bënë një ndeshje të mirë, duke iu afruar fitores së dy seteve të para, nuk arritën të bëjnë “hapin e fundit”, atë të fitores. 

Një Shqipëri që luajti në përgjithësi mirë edhe pse ky është një ekip me shumë ndryshime nga ai i një viti më parë, duke rivalizuar denjësisht ndaj vendasve, që arritën të mposhtin me vështirësi në pikët e fundit kuqezinjtë.

Për kuqezinjtë, ndeshja e dytë do të zhvillohet në Hungari, ndaj kombëtares vendase më 23 maj.

Bjellorusi – Shqipëri 3-0 (25-23, 25-23, 25-21)

BJELLORUSIA: Radziuk, Audochanka, Udrys, Busel, Khmialeuski, Shmat, Zabarouski, Burau, Pranko, Miskevich, Budziukhin, Tsiushkevich, Kurash, Davyskiba. Trajner: Viktar Beksha

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Kula, A.Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bërdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka Gjyqtarë: Piotr Krol (Poloni), Yury Bakunovuich (Bjellorusi)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?