Kombëtarja e voljebollit të femrave gjatë ndeshjes me Austrinë

Kombëtarja e volejbollit të femrave fiton me përmbysje në Austri

2 Qershor 2018, 20:17| Përditesimi: 2 Qershor 2018, 20:20

  • Share

Kombëtarja e voljebollit të femrave ka bërë një tjetër ndeshje fantastike. Pas kalimit të grupit të grupit në Ligën e Europës si vend i dytë, çka ndodhte për herë të parë në historinë e volejbollit shqiptar, vajzat kuqezi kanë fituar në Austri, pikërisht ndaj rivalit që në Tiranë fitoi 3-0.

Vendaset austriake fituan 2 setet e para, 25-21 dhe 25-22. Po kur u mendua se ndeshja mbaroi, Shqipëria fiton setin e tretë 25-19, pastaj edhe të katërtin me shumë lehtësi, 25-16.

Seti final ishte dramatik, vajzat tona e nisën keq, 1-5, por ndodhi mrekullia. Në fund arrijnë të fitojnë setin e pestë 15-11 dhe të përmbysin me sete 3-2. Me këtë rezultat, Shqipëria mund të zërë edhe vendin e parë në grup.

Komento

Komente

  • Baci: 04/06/2018 08:10

    Oh Bac, Vajzat po na zbardhen fytyren

    Përgjigju
  • ITRA: 03/06/2018 18:09

    Përgjigju
  • ITRA: 03/06/2018 18:06

    URIME VAJZAVE. VAZHDONI KSHTU PËR NJË PËRFAQSIM SA MË TË MIRË.URIME

    Përgjigju
  • Martin: 03/06/2018 15:48

    Bravo.Ndjehem shume I gezuar. kush ndonjera I ka ngjarë Ela Tase? sukseses.viel erfolg wünshe ich euch. Nga Australia.Martin

    Përgjigju
  • KRENAR: 03/06/2018 11:20

    BRAVO KOMBETARJA E VOLEJBOLLIT,SUPER LAJM SEPSE NE TIRANE NA MUNDEN NE AUSTRI U KTHYEM RESTON.ME KETO FITORE BRENDA-JASHTE PO NA KUJTOJNE VELEJBOLLISTET E DINAMOS NE VITET 80-90 QE TRONDITEN EVROPEN,EDHE NJE HERE SUKSESE NGA ZEMRA.

    Përgjigju
    • Martin: 03/06/2018 15:43

      Ate here ishte Ela Tase e shume te tjera qe nuk me kujtohen.sdq na gezon kjo fitore. suksese.viel erfolg in zukunft.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?