Kombëtarja e volejbollit për meshkuj gjatë ndeshjes në Kroaci

Kombëtarja e volejbollit të meshkujve mposhtet në Kroaci, shpresat në kthim

26 Maj 2018, 18:40| Përditesimi: 26 Maj 2018, 18:54

  • Share

Pas fitores surprizuese në Hungari, Kombëtarja e volejbollit për meshkuj është mundur 3-0 në Kroaci, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Ligës Europiane.

Kjo ishte humbja e dytë e kuqezinjve të trajnerit Jani Melka në tre takime të luajtura (ka humbur edhe në Bjellorusi e fituar në Hungari). 

Një lojë me hope e Kombëtares shqiptare, që e nisi jo mirë ndeshjen, por e rriti ndjeshëm nivelin me kalimin e kohës. Seti i dytë dhe i tretë, me pak kujdes edhe mund të ishin fituar, duke qenë se ishin të hapura deri në fund.

Gjithsesi, kuqezinjtë kanë mundësi të rikuperojnë gjithçka në tri sfidat e mbetura, sepse ato do t’i luajnë në Tiranë, duke nisur nga përbnallja e radhës, ndaj bjellorusëve.

Kroaci – Shqipëri 3-0 (25-15, 25-23, 25-21)

KROACIA: Zhukouski, Dirlic, Galic, Giljanovic, Sadlacek, Dukic, Sestan, Visic, Peterlin, Pervan, Andric, Mihaj, Peric, Smiljanic. Trajner: Ivan Rancic

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Kula, A.Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bërdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka

Gjyqtarë: Aleksandar Petrovic (Serbi), Tajana Kramar (Kroaci)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?