Leroy Sane gjatë ndeshjes kundër Francës

Sport

Kombëtarja gjermane 'mallkim' për Sane, sherr me Lëv pas ndeshjes me Francën, përjashtohet

7 Shtator 2018, 18:02| Përditesimi: 7 Shtator 2018, 18:07

  • Share

Talenti i Manchester City, Leroy Sane dhe kombëtarja gjermane duket se nuk do të shkojnë asnjëherë mirë. Pasi u la jashtë listës përfundimtare për Botërorin “Rusi 2018”, Sane ka pasur dhe një tjetër rënie të lirë. 

22-vjeçari luajti vetëm 7 minutat e fundit kundër Francës në ndeshjen e mbrëmshme, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Talenti i Mançester Sitit ka pasur sërish zënka me teknikun Lëv, pasi ka shpresuar që të luajë disa minuta më shumë. 

Njoftimi i Federatës gjermane për largimin e Sane nga kombëtarja

Kjo zënkë nuk ka kaluar pa pasoja, pasi Sane është përjashtuar nga Federata Gjermane e Futbollit, për ndeshjen kundër Perusë. Ky përjashtim është konfirmuar në faqet zyrtare të Federatës dhe Sane është rikthyer në Mançester./vipsport/

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?