Nga një seancë stërvitore e kombëtares shqiptare të futbollit

Sport

Kombëtarja humb 3 lojtarë për Islandën dhe Moldavinë, dëmtohet organizatori Memushaj

31 Maj 2019, 15:54| Përditesimi: 31 Maj 2019, 16:10

  • Share

Ledian Memushaj, Egzon Binaku dhe Marash Kumbulla nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Edy Reja për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Lajmin e konfirmon Federata Shqiptare e Futbollit e cila me anë të një komunikate shpjegon se organizatori Memushaj dhe Binaku do të mungojnë për shkak dëmtimesh.

32- vjeçari vlonjat është dëmtuar gjatë seancave stërvitore me kombëtaren ndërsa Binaku e ka pësuar dëmtimin me ekipin e tij, IFK Norrkoping në ligën suedeze, pasi aty kampionati vijon gjatë verës. 

I riu Marash Kumbulla është i impenjuar në skuadrën e tij Hellas Verona në Itali dhe do të arrijë vetëm ndeshjen e kombëtares u-21 përballë Turqisë më 3 qershor. 

Gjithsesi Edi Reja nuk ka pse të shqetësohet pasi për këto dy ndeshje kishte seleksionuar plot 29 lojtarë, me humbjen e këtyre tre lojtarëve nurmi i lojtarëve shkon në 26. Por duhet kujtuar se një kombëtare për një ndeshje lejohet të grumbullojë 23 lojtarë gjithsej. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?