Kombëtarja

Kombëtarja humbet dy pozicione në FIFA, renditemi në vendin e 68-të në botë! Kosova ngjitet me tre shkallë

13 Shtator, 14:13| Përditesimi: 13 Shtator, 14:15

  • Share

FIFA, organizmi botëror i futboll ka publikuar të dhënat e fundit sa i takon renditjes së skuadrave kombëtare. Pas dueleve të Ligës së Kombeve, Shqipëria e gjen veten në vendin e 68-të në botë, duke humbur dy pozicione nga renditja e mëparshme.

Fitorja 1-2 me përmbysje kundër Ukrainës nuk ka "pirë ujë" për statistikat, zhvlerësuar kjo nga humbja në Tiranë 0-1 kundër Gjeorgjisë. E janë pikërisht këta të fundit që pas fitores me Çekinë dhe Shqipërinë e shohin veten në pozicionin e 67-të duke përfituar tre vende më shumë.

Pozicioni i Shqipërisë

Sa i takon Kosovës, 'Dardanët' ndodhen në pozitën e 103 në botë dhe kanë fituar tre vende. Paçka humbjes me Rumaninë në "Fadil Vokrri", fitorja në udhëtim me Qipron 0-4 ka bërë që ekipi tjetër shqiptar të fitojë disa pozita.

Sa i takon kreut, Argjentina mban fronin e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia.

Pozicioni i Kosovës

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?