Barazimet kundër Serbisë dhe Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës kanë bërë që Kombëtarja e futbollit të humbasë dy pozicione në renditjen e FIFA-s, me kuqezinjtë që tanimë e shohin veten të 68-t në botë.
Dy vite pasi u ul në stolin e Shqipërisë, Sylvinho e kthen ekipin aty ku e mori nga Edy Reja, fiks në pozitën ku FIFA do e zyrtarizojë pas 28 ditësh. Në një projeksion të "Football-ranking" vendi ynë zbret me dy pozicione pas barazimeve të fundit, ku ajo me Letoninë la shije jo fort të mirë në opinion për vetë lojën e ekipit dhe ndodhitë në 90 minutat e sfidës.
Paçka se kanë mbetur edhe gjysma e ndeshjeve kualifikuese për në Kupën e Botës, barazimi i fundit zbehu shanset e tanëve për vendin e dytë dhe play-off e shumëdëshiruar. Në të tilla kushte zërat për shkarkimin e Sylvinhos nuk kanë munguar.
Ndërkohë Kosova vijon të ngjitet në renditjen e FIFA-s, duke e gjetur veten në vendin e 95-të, dy pozicione më lart nga ajo që kishte.
Shënim: FIFA do zyrtarizojë renditjen e kombëtareve më 10 korrik.
Projeksioni i renditjes
Komente
