Pavarësisht se edhe njëherë u shndërrua në protagonistin e fitores sulmuesi Armando Broja thotë se ai vetëm konkretizoi punën e shkëlqyer të kombëtares kundër Hungarisë. Si ai ashtu edhe trajneri Reja shprehen se mungesa e Gjimshitit kundër Polonisë do të jetë një humbje e madhe.
Armando Broja: “Ishte ndeshje e mirë, ekipi luajti shumë fort dhe shumë mirë. Para se të hyja unë ekipi bëri gjithçka, mungonte vetëm goli. Shyqyr që bëra golin e fitores dhe morëm 3 pikët’’.
Për Gjimshitin e dëmtuar: ‘’Jemi e gjithë Shqipëria me ty, ishalla e krahun mirë dhe rikuperohesh shpejt’’.
Ndeshja e ardhshme kundër Polonisë: ‘’Ndeshja vjen shpejtë dhe dy ditë, duhet me qenë të përqendruar. Jemi ekip i fort, i mirë dhe i bashkuar. Ishalla Zotit aty do të festojmë."
Ndërkohë trajneri Reja u shpreh: “Ishte një fitore e bukur, duhet ta mbyllnim më shpejt ndeshjen sepse patëm raste të mira për shënim. Jemi të lumtur, por e vetmja gjë që më shqetëson është dëmtimi i Gjimshitit sepse është një lojtar i nivelit të lartë për ne. Do na mungojë si në fushë dhe jashtë saj. Është një humbje e madhe, por shpresoj të shërohet sa më shpejt.”