Kombëtarja shqiptare në Rigë

Sport

Kombëtarja mban seancën zyrtare stërvitore në Riga para përballjes me Letoninë

9 Qershor, 23:00| Përditesimi: 9 Qershor, 23:06

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës, në prag të sfidës së katërt kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Letonisë.

Stërvitja erdhi pas konferencës për shtyp të trajnerit Sylvinho dhe mesfushorit Kristjan Asllani, të cilët folën për rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe përgatitjet që janë bërë deri më tani. Kuqezinjtë zbritën në fushë dhe punuan për rreth një orë, me fokus te ushtrimet me topin dhe skemat taktike.

I vetmi mungesë në grup ishte mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili u stërvit veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë. Gjendja e tij është nën monitorim nga stafi mjekësor dhe nesër do të merret vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij në ndeshje.

Pjesa tjetër e skuadrës është në formë të mirë dhe ka kryer stërvitjen pa probleme, me intensitet të lartë dhe përqendrim maksimal.

Ndeshja Letoni–Shqipëri do të luhet të martën në mbrëmje, në orën 20:45 (me orën lokale të Shqipërisë). Kuqezinjtë synojnë një tjetër rezultat pozitiv për të forcuar pozitat në grupin kualifikues për “Botërorin 2026”.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?