49 minuta, kaq zgjati fluturimi nga Tirana për në aeroportin e Nishit në Serbi. Ekipi kuqezi dhe stafi shoqërues lanë pistën e 'Nënë Terezës' në orën 12:30 të kësaj të premteje dhe në orën 13:19 avioni preku pistën e aeroportit 'Kostandini i Madh' në Nish. Tanimë ekipi do i drejtohet hotelit. Në orën 16:30 Sylvinho do flasë për mediet nga stadiumi i Leskovacit, ndërsa ekipi në orën 17:30 do zhvillojë stërvitjen gjenerale.
Lajmi kryesor:
Kombëtarja mbërrin në Serbi, në Nish pritet nën masa të forta sigurie! Pasdite stërvitja në Leskovac
S.Dh/ReportTv.al
