Artem Dovbyk

Sport

Kombëtarja 'me fat', dëmtohet ylli i Ukrainës

5 Shtator, 17:18| Përditesimi: 5 Shtator, 17:19

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbërrin pasditen e së enjtes në Pragë, aty ku të shtunën në orën 20:45 luan kundër Ukrainës për Ligën B në Nations League.

Në prag të këtij dueli, për kuqezinjtë ka mbërritur një lajm i mirë, pasi sulmuesi kryesor i Ukrainës, Artem Dovbyk është dëmtuar dhe për këtë qëllim ka lënë grumbullimin duke u kthyer në Itali.

Ai firmosi vetëm pak javë më parë për Romën në Serie A, teksa sezonin e kaluar ishte sulmuesi kyç për Gironan në La Liga, duke e dërguar çmimin e kartonit në treg në 30 milionë euro.

Kësisoj, duket se Shqipëria e futbollit do ketë përballë një kundërshtar të rrezikshëm më pak.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?