Kombëtarja në Ligën e Kombeve, Seferi dhe Çekiçi: Synojmë vendin e parë në grup! Mundësi që na kualifikon për Europianin e radhës

28 Maj 2022, 14:05| Përditesimi: 28 Maj 2022, 19:21

  • Share

Njësoj si trajneri Edi Reja, dy lojtarët Taulant Seferi dhe Endri Çekiçi kanë dalë në konferencë për media duke thënë se janë të lumtur dhe po përgatiten për fitore në dy ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve që do të luhen në qershor. Seferi dhe Cekici thanë se e ka në dorë trajneri për të vendosur se cili do të luajë dhe shprehen se do të bëjnë maksimumin në momentin që do të futen në fushë  pasi synojnë vendin e parë në grup. 

“Në ndeshjet në mars Kombëtarja ka bërë shumë mirë. Synojmë vendin e parë në grup. Kemi një grup të fortë lojtarësh dhe jam besimplotë që do t’ia dalim. Jam i fokusuar vetëm te Kombëtarja. Konkurrenca është e fortë, por unë kam ardhur këtu për të bërë maksimumin, trajneri vendos. Do të më pëlqente të fitoja besimin e trajnerit, nëse ai më jep minuta do të jem shumë i lumtur”, tha Seferi.

“Për Kombëtaren, unë gjithmonë kam qenë gati. Është trajneri ai që vendosë se cili do të luajë. Në momentin që je në fushë duhet të japim 100%. Përjashtimi i Rusisë na e ka bërë më të lehtë grupin. Kemi dy kundërshtar që jemi në të njëjtin nivel. Kemi lojtarë të mirë të rinj që po bëjnë ndeshje të mira me klubet e tyre dhe kemi besim. Nëse ne dalim të parët në grup na jep edhe një mundësi që na kualifikon për në Europianin e radhës. Vendi i parë duhet të jetë qëllimi ynë kryesor”, tha Çekiçi.

Trajneri italian, Eduardo Reja ka vendosur 9 lojtarë në listën e pritjes për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në qershor. Më 6 qershor, Kombëtarja do të përballet me Islandën ndërsa më 10 qershor me Izraelin. Pas dëmtimeve do të rikthehen në fushë mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami. Duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës, në listën e pritjes do të jenë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?