Kombëtarja kuqezi

Sport

Kombëtarja në vendnumëro, Sylvinho 'kopjon' Edy Rejan! Kuqezinjtë zbresin me dy pozicione në FIFA, Kosova fiton terren

10 Korrik, 11:37| Përditesimi: 10 Korrik, 12:17

  • Share

FIFA, organi më i lartë i futbollit botëror ka zyrtarizuar edhe renditjen e përgjithshme për skuadrat kombëtare, të përditësuar sot më 10 korrik 2025. Kombëtarja e Shqipërisë mban vendin e 68-të në botë, duke humbur dy pozicione nga hera e kaluar.

Barazimet kundër Serbisë dhe Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës kanë bërë që Kombëtarja e futbollit të humbasë dy pozicione në renditjen e FIFA-s, me kuqezinjtë që tanimë e shohin veten të 68-të në botë. Dy vite pasi u ul në stolin e Shqipërisë, Sylvinho e kthen ekipin aty ku e mori nga Edy Reja, fiks në pozitën ku e gjeti. Takimi i radhës do të jetë ai muajit shtator, ku të besuarit e Sylvinhos do të presin në Tiranë rivalët e Letonisë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në vendin e 95-të duke fituar dy vende. Kreu vijon të mbahet nga Argjentina, ndjekur nga Spanja, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Kroacia. Italia ndodhet jashtë dhjetëshes së parë (pozita aktuale 11).

Pozicioni i Shqipërisë në FIFA

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?