Kombëtarja nis stërvitjen, 3 futbollistë bashkë me kapitenin humbasin sfidat e nëntorit! Manaj në pikëpyetje, priten ftesa të reja

11 Nëntor, 16:36| Përditesimi: 11 Nëntor, 17:17

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka nisur këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve që do luhet kundër Çekisë më 16 nëntor dhe kundër Ukrainës me 19 nëntor. Të dyja në Air Albania. 3 futbollistë duke përfshirë kapitenin Berat Gjimshiti, mbrojtësin Marash Kumbulla dhe mesfushorin Keidi Bare nuk do ti bashkohen kombëtares për shkak dëmtimi, ndërsa gjendja e sulmuesit Rey Manaj mbetet për tu parë.

Trajneri Sylvinho seancën e parë stërvitore në fushën e gjelbër e kreu me 13 futbollistë nga ekipi kombëtar, ndërsa 11 të tjerë, të cilët kanë zbritur në fushë të shtunën dhe të dielën, punuan të diferencuar në palestër. Për të plotësuar lojtarët për stërvitjen pati stërvitje të përbashkët me ekipin përfaqësues të 21-vjeçarëve dhe disa lojtarëve të tjerë nga Superliga.

Për 3 të dëmtuarit Gjimshiti, Kumbulla dhe Bare do të ketë zëvendësues të cilët do thërriten në vijim, ndërsa për sfidën e parë me Çekinë foli portieri Thomas Strakosha.

“Besoj në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit.Nuk u futëm në fushë siç duhet. Pësuam gol në minutat e para. Nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para, pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Duhet të përqëndrohemi më shumë dhe të futemi mirë në fushë që në minutat e para. Kemi dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë edhe mendoj që jemi të gjithë të përgatitur mirë,”-u shpreh Thomas Strakosha, futbollist i kombëtares.

Për herë të dytë në kombëtare vjen mesfushori Feta Fetai, i cili më herët është aktivizuar me përfaqësuesen U-21.

“Hera e parë është e veçantë, por edhe kjo ka veçantinë e vet. Ndjenjë shumë e mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë si herën e parë edhe tani, së bashku me stafin teknik,”-tha Feta Fetai, futbollist i kombëtares.

Dy ndeshjet nga mbyllja e fushatës në grupin e Ligës së Kombeve Shqipëria renditet e 3 me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë dhe 1 pikë më pak se Çekia kryesuese.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?