Foto ilustruese

Sport

Kombëtarja niset drejt Izrealit, nesër sfida e rëndësishme për Ligën e Kombeve

13 Tetor 2018, 16:00| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 16:02

  • Share

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në tokën mëmë para se të nisej drejt Izrealit për sfidën e rëndësishme ndaj këtyre të fundit në Ligën e Kombeve.

Seanca ka nisur në orën 10:30 dhe për 15 minuta është zhvilluar me praninë e medias. Ra në sy se pas Frederik Veselit dhe Ylber Ramadanit nga grumbullimi për shkak dëmtimi është larguar edhe portieri Alban Hoxha.

Ky i fundit është zëvendësuar menjëherë nga portieri i kombëtares U-21 Elhan Kastrati, që së bashku me pjesën tjetër të skuadrës i janë drejtuar në orën 14:00 aeroportit të Rinasit për t’u nisur drejt Izraelit.

Shqipëria e drejtuar nga Panucci do të luajë nesër në orën 20:45 në Ber Sheva sfidën e tretë në Ligën e Kombeve, e cila me të gjitha gjasat do të vendosë shumë për fatet e Grupit 1. Pas dy ndeshjeve të para Skocia, Shqipëria dhe Izreali gjenden në të njëjtën kuotë pikësh, 3.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?